Ponte Prizreni, sonte në Prizren shënoi fitore ndaj Rahovecit me rezultat 92:88.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Deri në fund ndeshja ishte shumë interesante dhe dramatike , derisa në fund fituan vendasit me katër pikë dallim. Prizreni e nisi ndeshjen mirë, duke fituar çerekun e parë 29:19, derisa lojë më e barabartë ishte në periudhën e dytë, që e fituan mysafirët 18:20. Rahoveci ishte më i mirë edhe në periodën e tretë 18:24, duke e bërë ndeshjen më interesante deri në çastet e fundit, ku mysafirët afruan rezultatin në 90:88, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Ponte Prizreni fitoi me shifrat 92:88.
Te Ponte Prizreni u dalluan Malcom Canada me 26 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime, Ty Nichols me 22 pikë e pesë kërcime dhe Urim Zenelaj me 16 pikë e 19 kërcime, derisa te Rahoveci u dallua dyshja Darell Davis me 27 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime, si dhe Joshua McFolley me 27 pikë.
Ponte e ka vlerësuar fitoren si të madhe dhe klubi këtë ja dedikon trajnerit Arbnor Rifati, i cili sot festoi ditëlindjen e 34!
Po ashtu është falënderuar KB Rahoveci për ndeshje korrekte si dhe “Ultras Vreshtarët” për anim korrekt e sportive.
Ponte Prizreni tani ka nëntë fitore dhe shtatë humbje, kurse Rahoveci 11 fitore dhe katër humbje.