KB “Prizreni” ka njoftuar për emërimin e Adhurim Krasniqit për drejtor gjeneral(ekzekutiv).
Njoftohet se zgjedhja e tij është bërë dje, nga bordi drejtues i klubit, në mbledhjen e radhës ku e vetmja pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e drejtorit.
Me shumicë absolute dhe në mënyrë unanime në këtë post u zgjodh Krasniqi.
“Për shumicën e opinionit Adhurimi është i njohur për kontributet të çmuara dhënë sportit prizrenas, e vlen të theksohet se në vitet e më hershme ishte zyrtar i lartë edhe i KB Bashkimi.
Me Adhurimin plotësohet edhe një vend në strukturat organizative, ndërsa së shpejti bordi do të bëjë të ditur edhe për emrin e sekretarit gjeneral”, thuhet në njoftimin e klubit.