Drejtor i Spitalit të Prizrenit rizgjedhet Afrim Avdaj
Drejtori i deritashëm i Spitalit të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj është shpallur fitues pas konkursit për këtë post.
Nëse edhe pas periudhës së ankimimit nuk vendoset ndryshe, atëherë Avdaj do të vazhdojë postin, që pati marrë në vitin 2014.
Pos tij për pretendent për këtë pozitë, ka qenë edhe Dr. Sylejman Nishori.
Ndryshe, Qendra spitalore në Prizren është e dyta për nga madhësia pas QKUK-së në Prishtinë./GazetaePrizrenit.net