Drejtori i Arsimit në Prizren reagon pas fotografive ku akuzohet për alkool në punë
Disa fotografi që qarkulluan dje nëpër portale shfaq Drejtorin e Arsimit në Prizren, Skender Susuri me një pije në dorë që sipas përshkrimeve thuhet se është pije alkoolike.
Susuri për KALLXO.com thotë se po përgatit kallëzim penal për personin që e inçizoi ndërsa deklaron se nuk konsumon pije alkoolike as jashtë orarit të punës.
“Unë i kam 54 vjet dhe kurrë në jetë nuk pi alkool, jam njeri që as cigare nuk pi, jam njeri që mbaj Ramazan dhe jam njeri që ka 4 fëmijë. Mbi të gjitha jam drejtor i Drejtorisë së Arsimit, jam në institucion dhe ai ka shpif ndaj institucionit dhe personalitetit tim. Mbi të gjitha unë atë kanaqen e kam marrë dhe e kam hedhë në mbeturina.”, tha Susuri.
Ai tha se ia ka lënë në dorë avokatit përgatitjen e kallëzimit penal ndërsa nuk deshi të tregojë për identitetin e personit që ka realizuar fotografitë.
Unë prej zyrës e kam shoqëru një palë dhe e kam parë kanaqen në lulishte, e kam marrë dhe e kam gjujtë. E njoh( personin që ka fotografuar), unë nuk ndërhyj, nuk e di pse e ka bërë, a e ka bërë rastësisht apo me tendencë nuk paragjykoj”, tha Susuri.