23-04-2024

Drejtori i ATK-SË në Prizren, doktoraturën e ka plagjiaturë

Edhe pse ka tema të vjedhura apo plagjiaturë të kandidatëve të studimeve doktoratave, ato nuk bëhen publike. Por profesori Besnik Pula ka publikuar një pjesë të temës së doktoraturës të drejtorit të drejtorisë rajonale ATK-së në Prizren, PZ1, Malush Krasniqi.

Profesori Pula që vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkruar në një status në “Facebook”, se kandidati Malush Krasniqi, ka vjedhur komplet shkrimin e tij në publikuar në gazetë. “3. Disertacioni i Malush Krasniqit, me temën “MENAXHIMI I POLITIKAVE FISKALE DHE NDIKIMI I TYRE NË ZHVILLIMIN EKONOMIK TË NJË VENDI”, i mbrojtur në korrik 2016 në Universitetin Evropian të Tiranës (UET), në sekcionin 4.4 të saj me nëntitull “Sfidat e shteteve në zhvillim” (fq. 83-87), reprodukon tekstualisht, fjalë për fjalë, dhe në plotni me artikullin “Sfida e shtetit zhvillimor”, i botuar në gazetën Zëri në korrik 2012”, ka shkruar Pula.

RTKlive ka dërguar pyetjet në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), për disa ditë, por nuk ka marrë përgjigje, përkundër pritjes për disa ditë.

RTKlive ka provuar të kontaktojë me Krasniqin edhe në forma tjera, por ka qenë e pamundur. Ai së fundi ka mbyllur edhe profilit e tij në rrjetet sociale.

Drejtori i ATK-së në Prizren zgjedhet personi që është nën hetime

Sundimi i Ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë dy çështje për të cilat bota demokratike si SHBA, BE dhe Britania e Madhe insistojnë që të jenë prioritet absolut në Kosovë, si kushti i fundit për liberalizim të vizave dhe hapjes së rrugës drejt proceseve integruese evropiane.

Së fundi në drejtorinë e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) është zgjedhur personi që është nën hetime. ATK me vendimin e fundit për të dhënë besimin e udhëheqjes së drejtorisë rajonale në Prizren, ka shkelur legjislacionin për shërbimin civil të Kosovës të avancoj persona të korruptuar. Konkursi i brendshëm për postin e drejtorit rajonal të ATK në Prizren ishte shpallur me 26.03.2018.

 

Në këtë konkurs kanë aplikuar persona, ndër ta edhe kandidati i shpallur i suksesshëm, e që janë nën hetime për korrupsion, bëjnë të ditura burimet brenda ATK-së në Prishtinë. Në testi me shkrim të datës 13.04.2018 dhe intervistës të datës 23.04.2018 ishin ftuar kandidatët që nuk e kanë plotësuar kushtin e tre vite të përvojës së punës në poste udhëheqëse që ka qenë theksuar në konkurs. Në test me shkrim ishin ftuar edhe kandidatë që bazuar në legjislacion, për shkak të postit menaxherial që e kanë pasur paraprakisht, nuk e kanë pasur obligative t’i nënshtrohen testimit me shkrim.

Veprimet e tilla që kanë ndodhur nuk janë konform: Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbyesit Civil dhe Neni 26 Gradimi, Neni 27 Avancimi në një pozitë më të lartë funksionale ose gradë, Neni 43 E drejta për trajtim të barabartë dhe mundësi të barabarta për zhvillim të karrierës, rregullores Nr 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, Neni 37 Vlerësimi i testimit, Neni 39 Vlerësimit të testimit me gojë, Rregullores Nr 21 / 2012 Për avancim në karriere të nëpunësve civil, Neni 9 kriteret për avancim në karriere dhe 1.7 të mos jetë iniciuar ndonjë procedurë penale.

Burimet brenda ATK-së, bëjnë të ditura se ATK-ja e pa penguar nga askush po vazhdon të diskriminojë kuadro profesionale  si Shaqir Totaj, njëri ndwr themeluesit e ATK-së me Diplomë të Universitetit të Uashingtonit i cili ka qenë edhe bursist i State Departmentit Amerikan (2009 – 2010) dhe  është i certifikuar nga FMN ne Uashington DC (Viti 2015) si ekspert global i performancës së Administratës Tatimore.

Ndryshe kandidati më i suksesshëm për drejtor të ATK-së, në Prizren është zgjedhur Malush Krasniqi.(RTK)

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.