25-04-2024

Drejtori i Policisë viziton policin e sulmuar në Suharekë

Sot më 11.01.2022, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, bashkë me Drejtorin e Departamentit për Operacione Gazmend Hoxha vizituan stacionin policor në Suharekë, rajoni i Prizrenit.

Gjatë kësaj vizite ata u pritën nga Drejtori rajonal i Prizrenit Kolonel Faton Alija dhe komandanti i stacionit policor në Suharekë me stafin e tij, ku nder të tjera u diskutua për angazhimet policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, rezultatet e deritanishme si dhe objektivat dhe planifikimet për
vitin 2022.

Gjithashtu, Drejtori Mehmeti realizoi një vizitë në shtëpinë e zyrtarit policor i cili ditë më parë u sulmua dhe mori lëndime trupore nga një i dyshuar, gjatë intervenimit në një rast të dhunës në
familje në Suharekë.

Personi i dyshuar tani më i arrestuar, i cili sulmoi zyrtarin policor vlerësohet si recidivist i dhunës në familje, por edhe i veprave të tjera penale.

Drejtori i Përgjithshëm z. Mehmeti, zyrtarit të lënduar i dëshiroi shërim sa më të shpejtë, shprehu mbështetjen e plotë dhe vlerësoi lart përkushtimin e tij, që gjatë realizimit të detyrës zyrtare me vetëmohim ka vepruar duke intervenuar në parandalimin e dhunës në familje duke
rrezikuar edhe jetën.

Asnjë koment

Comments are closed.