Drejtori Shehu: Nga Prizreni janë edhe 9 të infektuar të rinj
Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prizrenit, Visar Shehu, në një prononcim për TV Prizrenin ka deklaruar se në Prizren nga 45 mostra janë shënuar edhe 9 raste të reja me koronavirus.
Sipas tij, gjithsej në komunën e Prizrenit janë të infektuar 55 persona me koronavirus, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) doli se nga kjo komunë, sot kanë rezultuar të infektuar edhe gjashtë persona: pesë (5) raste në Prizren dhe një (1) në fshatin Gërnçar).
Dy (2) raste janë me vendbanim në Rahovec, dy (2) nga komuna e Dragashit ( sipas vendbanimit një (1) rast Zaplluzhë dhe një (1) rast Plavë) dhe një tjetër në fshatin Lladrovc të Malishevës. /GazetaePrizrenit.net