18-05-2024

Drejtoria e Arsimit në Prizren që drejtohet nga Nisma kritikohet për punësimin e familjarëve

Milazim Hajredini, i diplomuar në degën e Filozofisë dhe Driton Gashi, master i Filozofisë, po pretendojnë se mbetën pa një vend pune në arsim, vetëm pse nuk janë pjesë e NISMËS së Fatmir Limajt.

Që të dy ankohen se në konkursin e Drejtorisë së Arsimit në Prizren për lëndën Filozofi dhe logjikë në shkollën e mesme “Remzi Ademaj”, u përzgjodh një kandidate, e cila nuk e ka kualifikimin e duhur as për të hyrë në listën e ngushtë, raporton KTV.

Përveç ankesave që i kanë drejtuar në Komisionin përzgjedhës, këta kandidatë për mësimdhënës thonë se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore derisa të anulohet ky konkurs që u hap në dhjetor të 2018-s.

Kandidati Hajredini akuzon drejtorin e Arsimit, Skënder Susuri, se ndikoi që në punë të pranohet Gentione Gigollaj – Shalaj.

Sipas tij, ajo është familjare e kryetarit të degës së Nismës në Has.

Por, këto i mohon drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri.

Kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e mësimdhënësit, thonë se e përzgjedhura për këtë pozitë tashmë ka nisur punën, por sipas drejtorit të Arsimit, kjo nuk mund të ndodhë pa u shqyrtuar ankesat e kandidatëve tjerë.

Asnjë koment

Comments are closed.