Drejtoria e Bujqësisë në Prizren filloi shpërndarjen e lopëve për fermerët përfitues
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, sot kanë bërë shpërndarjen e lopëve qumështore tek fermerët përfitues të projektit “Furnizimi me Mëshqerra Gravide”.
Në njoftimin nga komuna, thuhet se me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se përmes këtij projekti, Komuna e Prizrenit ka siguruar lopë cilësore, të cilat mundësojnë që fermerët të përfitojnë shumëfish nga ato.
Lexo edhe:
Rrena e kryetarit Haskuka rreth dënimit të ish-drejtorit të tij për Arsim, Skënder Susurit (dok)
Po ashtu, kryetari Haskuka theksoi se ky nuk është projekti i vetëm i Komunës së Prizrenit për ngritjen e kapaciteteve të fermerëve që merren me prodhimin e qumështit, pasi që Komuna vazhdimisht ka ndarë dhe do të vazhdojë të ndajë subvencione edhe për ngritje të stallave dhe makinave mjelëse për lopë qumështore.
Ndërsa drejtori i DBZHR-së, Agron Limani tha se përfitues të këtij projekti parashihet të jenë gjithsej 90 fermerë të Komunës së Prizrenit.