Drejtuesit e Policisë së Prizrenit pritën organizatorët e “Dokufest-it”
Sot, Drejtori i Policisë i Drejtorisë Rajonale në Prizren Kolonel Faton Alija bashkë me stafin e tij priti në takim punë përfaqësuesit e komunës së Prizrenit njëkohësisht dhe organizatorët e festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar “Doku Fest”, percjell Gazeta e Prizrenit.
Ky festival tashmë tradicional mbahet në Prizren kryesisht në muajin gusht, sivjet festivali do të mbahet nga data 02 – 10 gusht 2024.
Në festival do të marrin pjesë shumë artist dhe producent nga e gjithë bota por edhe numri i vizitorëve do të jetë i madhe. Andaj organizatorët e festivalit dhe zyrtarët nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren bashkëbiseduan me qëllim që ky festival të kaloj pa incidente.
Kryesisht policia u zotua që në bashkëveprim më organizatorët të ofrojnë siguri gjatë tërë festivalit dhe për të gjithë pjesëmarrësit, por gjithashtu të kujdesen edhe për rendin dhe qetësin për të gjithë qytetarët e Prizren dhe më gjerë.
U bisedua edhe për bashkëpunimin e mirë që ka polica me Komunën e Prizrenit me qëllim të krijimit të një ambienti më miqësorë dhe më të sigurt për qytetarët dhe vizitorët e shumtë.