15-05-2024

Driton Selmanaj: Me njerëz të mirë në “Kurillën” e Muriqit, që na bën krenarë

Kryetari i degës së LDK-së, sot njoftoi se e ka nisur ditën me aktivistë të lagjes Kurrila” të Prizrenit, prej nga përpos njerëzve me tradita, është edhe futbollisti i shquar, Muriqi, fotografia e të cilit ekspozohet nëpër lokale të shumta, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Postimi i tij i plotë:

Kurilla është lagje e veçantë e Prizrenit, qytetarët e kësaj lagje janë plotë mirësi, kulturë e traditë. Rrugët e kësaj lagje tregojnë anën tjetër të Prizrenit, tolerancën për të jetuar dhe punuar së bashku.

Për ata që nuk e dinë, Kurilla është edhe lagjja e futbollistit që po na bënë krenar, Vedat Muriçi

Çaste të mira e biseda rreth Prizrenit patëm me njerëz të mirë dhe aktivistë të kësaj lagje të cilët çajin dhe kafen e mëngjesit e pinë bashkë me ne. Faleminderit për pritjen. /GazetaePrizrenit. net

Asnjë koment

Comments are closed.