27-07-2024

Driton Selmanaj në Has, në shënimin e “Sulltan Nevruzit” në teqenë e Dervish Salihut në Lugishtë

Kreu i degës së LDK-së në Prizren, njëherësh deputeti Driton Selmanaj mbrëmë ishte në Lugishtë të Hasit, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të festës së “Sulltan Nevruzit”, në teqenë, që mban emrin e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Dervish Salihut, raporton Gazeta e Prizrenit.

Postimi i tij në ‘facebook’:

Kënaqësi e veçantë që bashkë me kolegët nga kryesia e degës së LDK-së në Prizren, të marrim pjesë në ceremonin festive të festës së “Sulltan Nevruzit”, në Teqën që mban emrin e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Dervish Salihu.

Teqja “Dervish Salihu”, nuk është thjeshtë një objekt fetar, aty gjen gjurmë dhe inspirim për t’i shërbyer vendit në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.

Urime festën e “Sulltan Nevruzit” të gjithë besimtarëve: Bektashi, Halveti, Kaderi, Rifai, Saadi, etj. Faleminderit shumë për mikpritjen, miku im Shejh Xhemajlia.

Asnjë koment

Comments are closed.