23-04-2024

Droga, arrestohet një person në Dragash, gjenden armë e marihuanë

Një person është arrestuar lidhur me një rast, që ka ndodhur me 26 shtator për narkotikë ku në Dragash ishin arrestuar edhe disa persona, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

“Lidhur me rastin me 20.12.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti së bashku edhe me tre të dyshuar tjerë meshkuj K/Shqiptarë kanë qenë të përfshirë në rastin e posedim i pa autorizuar i substancave narkotike”, njoftoi Policia.

Njësitet policore gjatë bastisjes në tri lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me 7 fishekë, substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 19.1 gramë dhe një telefon celular.

Me vendim të prokurorit i dyshuari i arrestuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet. ./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.