Dro*ga nuk ndalet – I riu kapet me 7 qese marihuanë në Suharekë, ndalohet për 48 orë
Një rast është shënuar edhe mbrëmë në Suharekë.
Burime të sigurta të Gazetës Sinjalit bëjnë me dije se më 25 prill 2025, rreth orës 17:00, në rrugën “Hasan Prishtina”, Policia ndaloi një veturë Ford Fiesta të cilën e voziste i dyshuari D. Sh (rreth 20-vjeçar), i shoqëruar nga një pasagjer, A.F.
Gjatë kontrollit që policia i bëri veturës, poshtë ulëses së shoferit u gjetën dhe u sekuestruan 7 qese plastike me substancë narkotike të dyshuar marihuanë.
Në vazhdim, me autorizim të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me njësitë e antidrogës, është kryer bastisje në shtëpinë e D.SH, në rrugën “Avdyl Ramaj” në Suharekë, por nuk është gjetur ndonjë material tjetër i kundërligjshëm.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj D.SH. është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prizren.
Hetimet po vazhdojnë nën dyshimin për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.