23-11-2024

Droga: Personi që u kap me tre thasë marihuanë nga rrethina e Kukësit

Shtetasi i Shqipërisë që u kap mbrëmë me tre thasë drogë në afërsi të Urës së Landovicës ishte nga rrethina e Kukësit, ndërsa ndaj tij sot u caktua paraburgimi, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale I.A. nga fshati Bardhoc, Komuna e Kukësit  të Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas shkresës  së lëndës rrjedh dyshimi i bazuar se me datën 08.01.2019 rrethe orës 19:30 minuta, në fshatin Landovicë të Prizrenit është gjetur se pa autorizim posedon me qëllim të shitjesapo të shpërndarjes, substanca psikotrope të dyshuar si marihuana, që me ligj janë shpallur si narkotik.

“I pandehuri ishte duke drejtuar automjetin me targa të R. Shqipërisë, pasi ndalohet nga policia në një pikë kontrolli, në fshatin Landovicë, pas kontrollit të detajuar në bagazhin e automjetit janë gjeturtri (3) qese najloni (thasë), me peshë të përgjithshme prej 29.99 kg”, thuhet në arsyetim. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.