19-05-2024

Sipas policisë në Landovicë u kapën 30 kilogramë drogë

Policia e Kosovës, sot ka njoftuar se droga e konfiskuar mbrëmë në Lanovicë të Prizrenit përmbante 30 kilogramë, të llojit marihuana, shkruan ““GazetaePrizrenit.net”.

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur këto kilogramë drogë.

Me vendim të prokurorit vetura dhe 300 euro pra të gatshme janë sekuestruar, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“GazetaePrizrenit.net” mbrëmë ka shkruar më gjerësisht për rastin:

Tre thasë drogë kapen në Landovicë, një person arrestohet (foto)

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.