03-05-2024

Droga: Zbulohet një lokacion prej nga “marihuana” shpërndahej për në shkollat e Prizrenit (VIDEO)

Sonte në orët e mbrëmjes, hetuesit e Njësitit të Antidrogës në Prizren, kanë zbuluar një lokacion ku kanë qenë të groposura substanca narkotike në një moçal në afërsi të Terminalit Doganor.

Zyrtari për informim, Vesel Gashi, tha se lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar, ndërsa dy të tjerë ndodhen në arrati.

Ai tha gjatë këtij aksioni janë konfiskuar 10 kg drogë, e cila dyshohet të jetë e llojit ‘marihuanë’, në këtë lokacion i cili ka shërbyer për furnizim me mjete narkotike dhe se hetimet janë në fazën fillestare.

Sipas dyshimeve të para, ky lokacion i zbuluar nga policia, shërbente si pikë për paketimin dhe shpërndarjen me substanca narkotike nëpër disa shkolla të Prizrenit./tvprizreni

Asnjë koment

Comments are closed.