23-11-2024

Drogë në kulmin e mullirit në komunën e Suharekës, detaje të reja nga aksioni i suksesshëm

Sot në Shirokë të Suharekës, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit ka realizuar një operacion të suksesshëm.

Aty janë gjetur dhe konfiskuar 32 kg substancë narkotike, të llojit marihuanë e 2,059 bimë kanabis, raporton Indeksonline.

Prokurorja e rastit, Ariana Shajkovci gjatë një konference për media ka thënë se janë arrestuar 6 persona, prej tyre katër shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe dy të Kosovës (njëri nga Prishtina dhe tjetri nga Suhareka).

Tutje ajo ka njoftuar se laboratori i bimëve narkotike është kapur në kulmin e një mulliri.

Ajo po ashtu ka thënë se janë sekuestruar edhe tri vetura, 6 telefonë celularë dhe 2,185 euro para të gatshme.

Asnjë koment

Comments are closed.