13-05-2024

Policia jep detaje nga kapja e 32 kilogramëve drogë në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren, njoftoi se lidhur me këtë rast, hetimet kanë filluar me 4 shkurt 2022, ndaj 3 personave, ku njëri nga ta është arrestuar sot.

Pas sigurimit të provave të nevojshme është realizuar bastisja në fshatin Shirokë-Komuna e Suharekës, në një objekt shtatë katësh, nën kulmin e të cilit është gjetur një laborator për të kultivuar bimën e kanabisit.

 

Me rastin e bastisjes janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar 6 persona, 4 prej tyre shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Republikës së Kosovës, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautroizuar e narkotikëve, substanave psikotrope dhe analoge”.

Nga ky aksion janë gjetur rreth 32 kg narkotikë e llojit marihuanë, 2059 bimë të mbjella në saksi, të cilat janë konfiskuar, si dhe narkotikë që kanë qenë të përgatitura dhe të gatshme për shitje.

Llaboratori ku janë gjetur narkotikët i ka pasur të gjitha pajisjet e nevojshme për kultivimin e bimës së kanabisit si: ndriçimin e posaçëm, sistemin e ujitjes, sistemin e ajrosjes, peshore, qese, si dhe sasi të konsideruar të dheut të vendosura në thasë.

Nga ky aksion janë sekuestruar: Tre automjete të markave BMW, Ford dhe Opel Zafira; 6 celularë; Para të gatshme në shumë prej 2185.29 euro, 313 denar maqedon; Një DVR; dhe një llaptop.

Po ashtu, lidhur me këtë rast hetimet do të vazhdojnë, ndërsa për të arrestuarit nga prokurori i çështjes është lëshuar vendimi për ndalim 48 orësh.

Asnjë koment

Comments are closed.