23-04-2024

Dua Lipa shpërthen në lot në mes të koncertit, arsyeja e tmerrshme (video)

Dua Lipa nuk ka mundur t’i përmbaj lotët pasi është detyruar të ndërpres koncertin e saj në Denver, për shkak të një infeksioni në vesh, transmeton Zeri.info.

Ylli i hitit ‘One Kiss’, në profilin e saj në Instagram, ka zbuluar se gjatë ditëve të fundit ka pasur dhimbje të mëdha dhe edhe pse ishte munduar të mbaj veten gjatë performancës në sallën ‘Fillmore Auditorium’ në Denver, ajo nuk kishte zgjidhje tjetër por ta ndërpres në gjysmë koncertin, për të shmangur dëmtimet e mëtejme në vesh. Mirëpo, bukuroshja shqiptare ka siguruar fansat e saj se po bën çfarë është e mundur që të ri caktoj një datë tjetër të këtij koncerti.

Duke folur në skenë derisa mundohej t’i mbaj lotët, ajo i është drejtuar turmës: “Vërtetë jam munduar t’i dal në fund këtij koncerti dhe doja t’ju jepja një shou të mirë. Ndjehem shumë keq që ju kam dëshpëruar, sepse nuk kam mundur as fizikisht as mentalisht për ta përfunduar dhe nuk doja t’ju jap çfarëdo shou. Prandaj më vjen shumë, shumë keq, por nuk do ta vazhdoj më sonte. Do të kthehem. Më vjen keq, ju falënderoj shumë”.

Ajo më vonë ka shfrytëzuar Twitter-in për t’ju kërkuar falje fansave që kanë blerë bileta, por ka deklaruar se mjekët i kanë thënë se mund ta rrezikoj seriozisht dëgjimin nëse vazhdon./zeri

Asnjë koment

Comments are closed.