23-04-2024

Duda Balje: Bosnja do ta njohë Kosovën pas marrëveshjes me Serbinë

Duda Balje ka deklaruar në “Tete a Tete” me Adelina Ismajlin në Kanal 10 se beson që Bosnja do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Po unë mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt, ndoshta menjëherë pasi të arrihet marrëveshja me Serbinë. Kjo pasi që boshnjakët dhe kosovarët janë sikur të njejtë në tradita sidomos dhe Bosnja e ndjek politikën që bëhet në Kosovë. Kosova nuk ka bërë disa gabime që i ka bërë Bosnja, si për shembull Republika Srpska”, ka thënë Duda Balje, transmeton Portali.info.

Asnjë koment

Comments are closed.