Duda Balje e nis mbarë me partinë e re (foto)
Deputetja boshnjake, Duda Balje ka mbajtur Kuvendin e parë të partisë së saj, Bashkimit Social Demokratik (SDU).
Të pranishëm ishin një numër i madh i anëtarëve, përfshirë edhe mysafirë nga subjektet e tjera politike në Prizren.

“Sdu është një parti e atyre që jetojnë nga puna, dituria”, është shprehur ajo.

Balje më datë 9 nëntor kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka mbajtur në Partinë Demokratike të Boshnjakëve-koalicioni VAKAT. /Indeksonline/
























