29-04-2024

Duda tregohet patriote, e dëgjon kërkesën e OVL-UÇK rreth nënshkrimit për Gjykatën Speciale!

Deputetja boshnjake në Parlamentin e Kosovës, Duda Balje ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta.

Ajo ka konfirmuar se do ta jap votën/nënshkrimin rreth rishikimit të kushtetutshmërisë të Gjykatë Speciale.

“Unë si deputete e Kuvendit të Kosovës shpreh gatishmërinë që vota dhe nënshkrimi im të jetë në funksion të së vërtetës, sepse UÇK meriton pafundësisht si vlerë kombëtare të ketë mundësinë e së vërtetës”, ka thënë ajo.

Postim i plotë:

Në zyrën time u takova me z.Faton Klinaku U.D.  kryetar i OVL të UÇK me bashkëpunëtorë Z. Qele Gashi,Isha e nderuar që sot të dëgjoje shqetësimet dhe propozimet e OVL të UÇK lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për iniciativën e mbledhjes së nënshkrimeve të deputeteve me qëllim të drejtimit në gjykatën kushtetuese të Kosovës për kushtetutshmërinë e Dhomave të specializuara përkatësisht të njohur tash në opinion si ” Gjykata Speciale”.

Unë si deputete e Kuvendit të Kosovës shpreh gatishmërinë që vota dhe nënshkrimi im të jetë në funksion të së vërtetës, sepse UÇK meriton pafundësisht si vlerë kombëtare të ketë mundësinë e së vërtetës.

Në luftën e Kosovës botërisht dihet kush ishte agresor e pushtues dhe kush ishte mbrojtës, liridashës e luftetarë lirie.

UÇK dhe populli i Kosovës kanë qenë të sfiduar të mbrojnë pragun e vet, familjet e tyre, drejtësia duhet të jetë në peshoren e së vërtetës, para drejtësisë të jenë  ata që shkelën të drejtat humanitare, te drejtat e njeriut dhe krijuan viktima nga fëmijët deri te pleqtë e nënat, motrat e bijtë e vendi tonë!

Monoetniciteti ka prodhuar gjithmonë konflikte e kur përdoret ky koncept si instrument për vënie drejtësie krijon shqetësime legjitime dhe pasiguri juridike afatgjate.

Drejtësia nuk mund të bëhet duke gjykuar një etni apo një popull por duke kërkuar drejtësi për viktimat e Kosovës!

Vota dhe nënshkrimi im janë për të drejtën njerëzore dhe kushtetshmërinë që e kërkon populli i shtetit tim!

Çdo vikitimë meriton drejtësi.

Mund t’ju interesojnë. /IO

Asnjë koment

Comments are closed.