25-04-2024

Dumoshi pranon detyrën, që ia kishte dorëzuar Gashit para dy vjetësh

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ia dorëzoi detyrën pasardhës së tij, Vlora Dumoshi.

Me këtë rast, ai ka kujtuar se këtë post që sot po e dorëzuan e ka pranuar para dy vjetësh nga Dumoshi, e cila atë kohë ishte ministre në detyrë e këtij dikasteri.

 

Gashi është shprehur i lumtur që këtë detyrë po e merr një zonjë që e njeh mirë këtë komunitet dhe sfidat e tij.

 

Kujtim Gashi si ish-ministër e ka mirëpritur vendimin për mosndarje të kësaj ministrie.

Kurse, ministrja e sapozgjedhur e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se vlerëson punën që e ka bërë Gashi dhe se do të vazhdojë punën që e kanë lënë ministrat e deritashëm të kësaj ministrie

Asnjë koment

Comments are closed.