Durmishi paraqet keqpërdorimet në njësitë për patentëshofere: Kemi të bëjmë me ndërmarrje kriminale
Ai tha se ka qindra raste të dyshuara për keqpërdorime dhe qyteti që prin është Peja.
“Detyra jonë është që t’i luftojmë fuqishëm këto dukuri dhe për çdo dyshim më të voglin të marrim masa dhe t’i njoftojnë organet e drejtësisë. Pajisja me patentë shofer me metoda korruptive është krim. Pasi ata shofer që sot po flasim ndodhen në komunikacion, rrezikojnë veten dhe jetën e të tjerëve. Shumica e aksidenteve po bëhet për shkak të mos respektimit të rregullave në trafik, prandaj lufta jonë ndaj atyre që janë të përfshirë do të jetë e pa kompromis”, tha Durmishi.
Durimishi duke folur për të gjeturat në njësitë për patentë-shoferë tha se dyshimet janë se rastet kanë të bëjnë me ndërmarrje kriminale.
“Nga ajo që kemi gjetur deri më tani kemi gjetur që bëhet fjalë për një ndërmarrje të gjerë kriminale e cila mbetet të vërtetohet nga organet e drejtësisë. Dyshimet tona kanë filluar nga informatat e shumta që na dërgonin qytetarët. Pas analizimit të statistikave vjetore që jemi njoftuar nga departamenti na kanë njoftuar që ka dyshime për keqpërdorime të shumta…”, u shpreh ai.
Ai tha se ka qindra raste të dyshuara për keqpërdorime dhe qyteti që prin është Peja.
“Gjatë monitorimit jemi informuar që të njëjtit kanë vizituar disa njësi të ndryshme si në Prizren, Prishtinë, Gjilan dhe Pejë. Gjatë monitorimit të këtyre qendrave kemi has në keqpërdorime të ndryshme, por në njësinë e patentë shoferëve në Pejë kemi hasur në një dukuri që në njësitë tjera nuk ka ndodhur. Në këtë njësi kishte 666 kandidatë gjatë vitit 2023 që kishin kaluar provim praktikë në kategorinë B, C dhe C1 e të gjithë këta kandidatë kanë qenë nga qytete të ndryshme të Kosovës ku prin Podujeva, Malisheva, Gjilani, Drenasi, Kamenica, Fushë Kosova, etj”, theksoi Durmishi. Ka raste kur ka rënë 10 herë në Prishtinë dhe ka shkuar pastaj në Pejë”, tha ai.
Ndryshe, ditë më parë Ministria e Infrastrukturës ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës tre ekzaminerëve të angazhuar në departamentin për patentë shofer.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte thënë se vendimi është marrë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.