24-11-2024

Dy anëtarët e VV-së në KQZ votuan pro telefonimit të votuesve jashtë vendit

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të telefonohen votuesit jashtë vendit, që paraprakisht kanë aplikuar përmes e-mailit, ka hasur në kritika të mëdha.

KQZ-ja ka marrë vendim që të telefonojë të gjithë ata që aplikojnë jashtë vendit për votim në zgjedhjet e 14 shkurtit, e ata që nuk lajmërohen në telefon, humbin të drejtën e votës.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, i ka kërkuar KQZ-së të shqyrtojë këtë vendim, pasi sipas saj, bie ndesh me Kushtetutën, ndërkohë që vendimin e ka kritikuar dhe VV-ja përmes anëtares së Kryesisë, Albulena Haxhiu.

Por, në videon e mbledhjes së sotme të KQZ-së, shihet se edhe dy anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alim Rama, votuan për këtë vendim.

https://www.koha.net/arberi/253746/dy-anetaret-e-vv-se-ne-kqz-votuan-pro-telefonimit-te-votuesve-jashte-vendit/

Asnjë koment

Comments are closed.