08-07-2026

Dy deputetë të AAK-së heqin dorë nga mandati

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, dhe kandidati tjetër i kësaj partie, Daut Haradinaj, kanë hequr dorë nga mandatet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, në mbledhjen e sotme të këtij institucioni.

Sipas Radoniqit, KQZ-ja ka pranuar dy email-e nga kandidatët e AAK-së, përmes të cilave ata kanë njoftuar tërheqjen nga pranimi i mandateve të deputetëve.

“Dje kam pranuar dy email-a nga kandidatët nga radhët e AAK-së. Kandidati Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj, të cilët kanë deklaruar se tërhiqen nga pranimi i mandatit të deputetit”, ka deklaruar Radoniqi.


Në vend të tyre, mandatet e deputetëve nga radhët e AAK-së do t’i marrin Bekë Berisha dhe Burim Ramadani.

Asnjë koment

Comments are closed.