29-11-2024

Dy ditë para finales së Superkupës së Kosovës, ende nuk dihet orari i ndeshjes dhe stadiumi

Edhe sivjet, finalja e Superkupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet në Antalia të Turqisë. FFK-ja ka caktuar tokën turke për ndeshjen në fjalë, raporton FrontOnline.

Si Ballkani, ashtu edhe Llapi do ta kërkojnë këtë trofe pa praninë e tifozëve të tyre. Më në fund është vendosur data se kur do të luhet Superkupa e Kosovës në futboll për vitin 2022. Ballkani si kampion në fuqi i Kosovës do të përballet me fituesin aktual të kupës, Llapin.

Përderisa dy skuadrat do të zhvillojnë fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, FFK-ja ka vendosur që Superkupa të zhvillohet në qytetin bregdetar turk.

Kësisoj është vendosur që më 21 janar të këtij viti dy skuadrat kosovare të zhvillojnë finalen e Superkupës së Kosovës.

“KE vendosi pas konsultimeve me kampionin e Kosovës “FC Ballkani” dhe fituesin e Kupës e Kupës së Kosovës FC ”Llapi” dhe pasi këto klube gjenden përgatitje në Antalia të Turqisë, që ndeshja e Superkupës të zhvillohet në Antalia më 21 janar 2023”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kujtojmë që për herë të parë finalja e Superkupës së Kosovës në Antalia ishte zhvilluar dy vite më parë mes Prishtinës dhe Dritës.

Por, çka është më e çuditshmja është se ende Federata e Futbollit e Kosovës nuk e ka përcaktuar orarin dhe stadiumin ku do të zhvillohet kjo ndeshje me rëndësi e futbollit kosovar.

Kur kanë mbetur vetëm dy ditë deri në fillim të kësaj ndeshje, ka “terr informativ” nga shtëpia më e madhe e futbollit në vend.

FrontOnline mëson nga burime se ndonëse ende e publikuar zyrtarisht, kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 15:00 (me kohën lokale turke), pra nga ora 13:00 me kohën lokale në Kosovë.

Sa i përket stadiumit, ende nuk është vendosur zyrtarisht.

 

Asnjë koment

Comments are closed.