18-05-2024

Furgoni i vjedhur në Prizren gjendet në Mitrovicë

Një automjet-kombi që është vjedhur në Prizren është gjetur në Mitrovicë.

Përmes njoftimit, Policia tregoi se pas procedurave automjeti-kombi do t’i kthehet pronarit të tij.

“Me datë  18  Janar  2023,  Viktima  nga fshati Shpenadi , KK Prizren ka raportuar në polici së në orët e e hershme të mëngjesit i është vjedhur automjeti-kombi W Crafter me mjete punë në të, vlera e automjetit me gjithë mjete të punës, nga ankuesi vlerësohet  të jetë 30.000 (tridhjetë mijë) euro”.

“Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren-Veri së bashku me Sektorin e Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet. Më vonë pas dite,   të njëjtën ditë në bashkëpunim me qytetar,  automjeti-kombi  i vjedhur në Prizren është gjet në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe kombi është sekuestruar, automjeti pas ekzaminimit nga ekspertët e policisë  do ti kthehet pronarit”, përmbyllet njoftimi.

Asnjë koment

Comments are closed.