Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar nga gjashte raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Pos numrit të njëjtë të të porsalindurve, karakteristikë tjetër gjatë kësaj kohe është edhe numri i njëjtë sa i përket gjinisë.
Pra, dy ditë kanë lindur nga katër vajza dhe dy djem.
Mund të thuhet se rastet e tilla nuk janë të shpeshta, ndërsa edhe numri i lindjeve mund të merret si i ulët, krahasuar me mesataren, që tashmë varësisht nga ditët sillet diku në mes të 8-12 raste. /GazetaePrizrenit.net/