Gjatë dy ditëve të fundit ka ndodhur numër i njëjtë i lindjeve në spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas kryeinfermieres në repartin Obstetrik (salla e lindjes), Leonora Hoxha, gjatë të martës dhe mërkurës kanë lindur nga dhjetë foshnjë. Po ashtu edhe gjinia e foshnjave brenda dy dite është e njëjtë.
Karakteristikë është se përderisa të martën kanë lindur 6 djem e 4 vajza, të mërkurën ka ndodhur e kundërta, pra 4 djem e 6 vajza.
Gjatë këtyre ditëve ndërkaq 6 lindje kanë qenë “cezariane” (me operacion), që del të jetë një e treta nga numri i përgjithshëm./GazetaePrizrenit.net/