30-04-2024

Dy ditët e fundit nga dhjetë lindje në Prizren

Gjatë dy ditëve të fundit ka ndodhur numër i njëjtë i lindjeve në spitalin e përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas kryeinfermieres në repartin Obstetrik (salla e lindjes),  Leonora Hoxha, gjatë të martës dhe mërkurës kanë lindur nga dhjetë foshnjë. Po ashtu edhe gjinia e foshnjave brenda dy dite është e njëjtë.

Karakteristikë është  se përderisa të martën kanë lindur 6 djem e 4 vajza, të mërkurën ka ndodhur e kundërta, pra 4 djem e 6 vajza.

Gjatë këtyre ditëve ndërkaq 6 lindje kanë qenë “cezariane” (me operacion), që del të jetë një e treta nga numri i përgjithshëm./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.