16-11-2026

Zafir Berisha kritikon Totajn: “Shaqë, çka është boll, është boll! Prizreni po mbetet pa ujë”

Kryetari i BD-së në Prizren, Zafir Berisha, në një postim në facebook ka drejtuar kritika ndaj kryetarit të Prizenit Totajt,  për gjendjen e furnizimit me ujë.

Postimi i plotë i tij:

Prizreni edhe përkundër të reshurave, pa ujë!

Shaq, çka është boll, është boll!
Lëri ankesat ndaj qeverisë qëndrore si “kukavicë” dhe merru me punët e qytetit.

Prej muajsh, lagje të shumta të Prizrenit po përballen me reduktime të ujit, ndërsa disa prej tyre mbesin me ditë të tëra pa ujë fare.

Qytetarët nuk mund të vazhdojnë të përballen çdo ditë me këtë gjendje.

Shaq, mos thuaj se është kopetenc e Hidroregjionit, se i dijmë kopetencat dhe mundësit e kryetarit të komunës.

Mungesa e ideve, paaftësia për të përcaktuar prioritetet dhe përqendrimi i vendimmarrjes në duart e një grupi prej katër vetash po ua bëjnë jetën gjithnjë e më të vështirë qytetarëve të Prizrenit.

Punët dekorative me disa rrethrrotullime si “gjevrekë” dhe disa trotuare, nuk mund ta mbulojnë keqmenaxhimin dhe dyshimet për keqpërdorim të parasë publike.

Prizreni ka nevojë për ujë, shërbime dhe zgjidhje konkrete, jo për dekorime e arsyetime politike!

 

Asnjë koment

Comments are closed.