20-04-2024

Dy ditët e fundit vetëm nga tri lindje në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar vetëm nga tri raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Përderisa një ditë më parë, të gjithë të lindurit kanë qenë djem, gjatë 24 orëve të fundit, pos dy djemve ka lindur edhe një vajzë.

Pos numrit të barabartë të të porsalindurve, karakteristikë tjetër gjatë kësaj kohe është edhe numri i ultë i lindjeve, krahasuar me ditët paraprake, kur zakonisht numri mesatar i lindjeve është mbi tetë.

Po ashtu, këto dy ditë edhe numri i lindjeve “cezariane”  (me operacion), ka qenë i njëjtë nga një rast. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.