Policia ka njoftuar se dy familje në Prizren janë rrahur mes vete.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën ‘Ulqini’, ndërsa se deri tek konflikti ka ardhur pas një mosmarrëveshje.
Përveç pesë meshkujve, në rrahje janë përfshirë edhe dy femra. Një femër dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi policia. /GazetaePrizrenit.net