26-04-2024

Dy fëmijë me motor në qendër të Suharekës, pa helmeta!

Është hasur një rast skandaloz gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës, saktësisht në qendër të qytetit.

Në një video të siguruar nga Indeksonline shohim dy fëmijë në rrugën plot me makina, ndërkohë që drejtojnë një motor. Kjo gjë padyshim se është rreptësisht e ndaluar.

Mund të jetë një imazh i teksti

Me këtë veprim, dy fëmijët kanë vënë në rrezik jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Përveç kësaj, dy të miturit nuk kanë të vendosur mjete mbrojtëse, siç është helmeta./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.