Dy fëmijët iu mbytën në lumë, ç’po ndodh me nënën nga Prizreni në Francë
Familja nga Prizreni prej të cilës humbën jetën dy fëmijët jetonte prej 15 vitesh në qytetin Mont Brison, të Francës. Majda Demiri, 5 vjeç dhe Adil Demiri 2 vjeç humbën jetën tragjikisht në lumin, Le Moingt, ditën e mërkurë.
Ngjarja tragjike ndodhi para syve të nënës së tyre, 35-vjeçares Arijana Demiri. Pasi pa se 2 fëmijët e saj që po luanin ranë në ujë ajo u fut në lumë, por nuk mundi t’i nxirrte ata jashtë për shkak të dallgëve. Televizioni “T7” i Kosovës ka arritur të kontaktojë familjarët që tregojnë si ndodhi ngjarja.
Pas ngjarjes tragjike nëna është shtruar në spital. Sipas familjarëve, ajo është ende është në gjendje kome. Zyra e prokurorit në Saint-Etienne ka nisur hetimet dhe ka urdhëruar autopsinë e dy trupave. Familjen nga Kosova e kanë ngushëlluar Presidenti Hashim Thaci, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ministri në detyrë i Jashtëm, Behgjet Pacolli.