Vjedhje në Prizren, cak i sulmit parat në një shtëpi

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në një shtëpi të Prizrenit, prej ku raportohet të jenë vjedhur para e gjëra të ndryshme, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur  mbrëmë rreth orës 22:15.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të pa njohur, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë kryer vjedhjen e gjërave të ndryshme përfshirë para”, njoftoi policia.

Njësia policore është duke hetuar rastin. /GazetaePrizrenit.net