24-11-2024

Dy femra rrihen mes vete në Prizren

Dy të dyshuara femra shqiptare shtetase të huaja janë arrestuar. Kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikim të alkoolit, pasi ato kanë filluar të rrihen në mes vete.

Sipas policisë, viktima mashkull me shtetësi të huaj ka hasur të dyshuarat duke u konfrontuar fizikisht edhe ka tentuar që t’i ndajë, me ç’rast ka pësuar lëndime të lehta.

Njëra prej të dyshuarave ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit kujdestar dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje./ GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.