27-07-2024

Policia me pikë statike në qendrën “Shatërvan” të Prizrenit

Pas stacionit të autobusëve, Policia rajonale në Prizren do të hapë edhe një pikë statike të saj, në qendrën e këtij qyteti, në sheshin “Shatërvan”.

Njëri nga zyrtarët për media në Polici, Vesel Gashi, ka thënë për portalin “Gazeta e Prizrenit”,  se kjo pikë njihet si zyra e komunitetit në shërbim të qytetarëve.

Ajo është paraparë të hapet tek ish-objekti i Kadastrit, në një nga rrugët dytësore.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Administratës komunale në Prizren, Osman Hajdari,  gjatë mbledhjes së fundit të Kuvendit Komunal (KK), por ka pasur edhe disa reagime nga anëtarët e KK-së,  nëse duhet të ketë prani të policisë në qendër.

Ndryshe qendra e Prizrenit është mjaft e frekuentuar, sidomos gjatë sezonit të verës, por nuk mund të thuhet se ka pasur incidente serioze.

Referuar policisë tashmë një pikë veç ka filluar së funksionuari edhe në stacionin e autobusëve në Prizren./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.