Për këtë proces të Prokurimit komuna e Prizrenit kishte rekomanduar për kontratë kompaninë “Multi Business Group”, e ku vlera e ofertës ka qenë 295,410, deri sa oferta e operatoreve ekonomik ankues ka qenë rreth 60 mijë euro më e lirë, raporton “Front Online”.
Në seancën e OSHP-së përfaqësuesi i konsorciumit ”NABS”&“ELING” Alban Gashi ka thënë se padrejtësisht janë eliminuar nga gara në ketë proces të Prokurimit. “Arsyeja e parë ka qenë sepse deklarata nën betim e njërit nga OE anëtar të konsorciumit është cilësuar si kopje dhe nuk është origjinal e ku ne mendojmë se Autoriteti Kontraktues ka bërë shkelje për vet faktin se deklarata nen betim është dokument nga kompania sipas udhëzimit dhe formës standarde te DT-së ku kompania obligohet t’i plotësoj ashtu siç kërkohet e qe ne konsideroj qe ky dokument te krijohet ne kopje pa u krijuar origjinal është i pamundur” ka thënë ai, raporton “Front Online”.
Në seancën e OSHP-së përfaqësuesi i konsorciumit “EVER LIGHT” Valon Kuliqi ka thënë se e vlerëson mendimin e Eksperti Shqyrtues rreth kthimit të lendes që të kthehet në rivlerësim.
Në anën tjetër Isa Osmankaj nga komuna e Prizrenit në seancën e OSHP-së ka thënë se komuna e Prizrenit ka zhvilluar një Aktivitet Prokurimi për të shtuar efiqiencen e ndriçimit publik në qytetin e Prizrenit dhe për këtë arsye sipas tij Autoriteti ka përgatit edhe kërkesat të cilat kanë qenë pak me specifike në mënyrë që të arrijnë të kontraktojnë një OE i cili kishte me qenë i përgjegjshëm dhe i cili kishte me realizuar kontratën sipas kërkesave te Autoritetit Kontraktues.
Ai më tutje ka thënë se dy Operatoret Ekonomik ankues nuk kanë plotësuar kriteret e dosjes së tenderit andaj edhe ata janë eliminuar nga gara në këtë proces të Prokurimit, raporton “Front Online”.
Në fund të seancës dy Operatoret Ekonomik ankues kërkuan nga Paneli Shqyrtues i OSHP-së që të aprovojë si të bazuara ankesat e tyre dhe lëndën në fjalë ta kthej në rivlerësim, deri sa në anën tjetër përfaqësuesi i Autoritetit Kontraktues kërkoj nga Paneli Shqyrtues i OSHP-së që të hidhen si të pabazuara ankesat e kompanive në fjalë dhe të mbetet në fuçi vendimi i Autoriteti Kontraktues, raporton “Front Online”.
Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit. /Front Online /