Dy mijë euro gjobë kompanisë ku vdiq 17 vjeçari nga Lubizhda e Prizrenit
Seldini, vetëm 17 vjeç nuk u kthye atë ditë, por familjes i erdhi lajmi më i hidhur për të. Ai, kishte vdekur gjersa kryente punën e tij në kompaninë e stiroporit “SatStyro”, punë që u shtye ta bënte nga kushtet ekonomike jo të mira të familjes.Gati gjysmë viti pas rastit tragjik, Inspektorati i Punës ka treguar raportin zyrtar të nxjerr në lidhje me këtë ngjarje. Zëvendëskryeinspektori i Punës, Agim Millaku ka treguar për Ndërtimi.info çka kishte ndodhur saktësisht atë ditë.
Seldinit, vdekja i kishte ardhë nga një makinë për përpunimin të stiroporit, në të cilën kishte përfunduar pas një aksidenti gjatë vendosjes së materialit në të.“I punësuari, tashmë i ndjeri, duke punuar pasi ka vendosur në makinën ku punonte shumicën e sasisë së mbeturinave nga thesi i stiropirit atëherë nga pakujdesia e tij mashtrohet për të përfunduar punën me shpejtësi, kështu që një pjesë të mbeturinave të mbetura në thes e ka kap me duar thesin dhe e çon lartë mbi kokën e tij për t’i derdhur menjëherë mbeturinat e mbetura në thes.
Atëherë makina ia ka kap një pjesë të thesit dhe e i lidhen duart për thesi të aksidentuarit, bashkë me mangën, duke e bartur prej vetit thesin e mbeturinave fillon me ia tërheq edhe trupin e tij përmes duarve e pastaj edhe kokën. Në këtë videoincizim, të siguruara nga Policia e Kosovës shihet se nuk e ka bërë këtë veprim në ndikimin e dhunës të ndonjë të punësuari tjetër apo menaxherit. Por u ka qenë dashtë me vazhdu me tërheqë nga thesi dhe me vendos me makinë me duar ashtu siç e kishte filluar”, ka shpjeguar raportin Millaku.Sipas tij, e gjithë ngjarja kishte ndodhur si pasojë e ngutisë së 17 vjeçarit për të dalë në pauzën e drekës.
Si pasojë e kësaj ngjarje kompania “SatStyro” u ndëshkua nga Inspektorati i Punës me dy masa. “Masa e gjobës ka qenë 2 mijë euro”, ka theksuar Millaku, derisa ka treguar se edhe i është pezulluar puna.“ Si masë ndëshkimore, fillimisht ia ka ndalu punën derisa nuk bindet inspektori që duhet me ofrua fakte. Vendi i punës nuk paraqet rrezik, është lëshuar në veprim sepse me sa di ka bërë edhe vlerësimin e rrezikut dhe është një prej kompanive më e përkushtuar në këtë drejtim, se e dinë tash çka ka ndodhë dhe është i vetëdijshëm”, ka thënë tutje Millaku.
Tutje, Millaku ka theksuar se mund të ketë edhe masa tjera ndëshkimore ndaj kompanisë, por nga organe tjera.“Këto nuk janë masat e vetme ndëshkimore që i ndodhin punëdhënësit. Sepse dikush mund ta merr se për një humbje jete. Zhvillohen dhe dy procedura tjera përveç kësaj që ne e zhvillojmë. Është procedura për çdëmtim, procedura civili dhe procedura penale. Varet tash prokurori a e cilëson si vepër penale a nuk e cilëson. Nëse cilësohet vepër penale atëherë duhet të jep llogari penale”, ka shtuar ai.Image
Derisa, Inspektorati i Punës ka ndërmarrë masa, rasti ka kaluar në Prokurorinë Themelore të Prizrenit. Ky organ i drejtësisë ende po vazhdon hetimet.Prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka treguar për Ndërtimi.info se në lidhje me këtë rast hetimet po zhvillohen për asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës.
“Duke u bazuar në kërkesën dhe në pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren -Departamenti i Përgjithshëm, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit me inicialet A.B., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’ nga neni 367 paragrafi 2 dhe paragrafi 3 lidhur me paragrafin 7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Andaj, ju njoftojmë se rasti aktualisht është në fazën e hetimeve, dhe se Prokuroria do të veproj konform dispozitave ligjore”, ka thënë ai.
Ligji i Punës, lejon punësimin e personave mbi moshën 15 vjeçar, duke theksuar në nenin 7 se personat e moshës 15 deri në 18 vjeç mund të punësohen vetëm për punë të lehta që nuk paraqesin rrezik për shëndetin ose zhvillimin e tyre.Përveç Seldinit, gjatë këtij viti vdekjen në vendin e punës e gjetën edhe 22 punëtorë të tjerë, duke bërë kështu që viti 2018 të jetë viti me më së shumti vdekje në vendin e punës./Ndërtimi.info