25-04-2024

Dy pacientë të hemodializës infektohen me Covid-19 në Rahovec

Mbrëmë nga IKSHPK janë konfirmuar 10 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë, dy prej të cilëve janë nga Komuna e Rahovecit.

Kryetari i komunës, Smajl Latifi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se dy personat që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, janë pacientë të hemodializës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Po ju njoftoj se dy të infektuarit me COVID-19, janë pacientë në hemodializë nga qyteti i Rahovecit. Tashmë të gjithë pacientët në hemodializë janë testuar. Gjithashtu, infermierja nga Kramaviku, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë, përsëri ka rezultuar NEGATIV dhe tashmë është e shëruar nga COVID-19”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Latifi ka njoftuar se është shëruar plotësisht infermierja, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

“Gjithashtu, infermierja nga Kramaviku, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë, përsëri ka rezultuar NEGATIV dhe tashmë është e shëruar nga COVID-19”, ka përfunduar ai.

Asnjë koment

Comments are closed.