24-04-2024

Dy persona humbin jetën nga koronavirusi në Kosovë, njëra e moshuara nga Korisha e Prizrenit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot kanë ndërruar jetë dy pacientë si pasojë e COVID-19.

Bëhet fjalë për një pacient nga Prishtina i lindur në vitin 1961 dhe një paciente nga Korisha e Prizrenit e lindur në vitin 1950.

“Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë,  i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije”.

“Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)”.

Asnjë koment

Comments are closed.