Dy persona të ndaluar dhe gjashtë aktakuza nga Prokuroria e Prizrenit

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm është ndaluar për 48 orë një person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit me inicialet E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë”, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;

Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”(Dhunë në familje);

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”. /GazetaePrizrenit.net