20-04-2024

Dy prizrenas të arrestuar për dhunë ndaj femrave

Në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar (K/Shqiptarë) për shkak të dhunës familjare. Rasti ka ndodhur një ditë më parë.

Sipas raportit të Policisë të dyshuarit janë përfshirë në rastin dhunë familjare duke sulmuar fizikisht dy viktimat femra K/Shqiptare, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë hollësi rreth rastit.

Asnjë koment

Comments are closed.