29-11-2024

Dy prizrenas të suksesshëm nga e njëjta lagje

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë një postim me futbollistin e mirënjohur Vedat Muriqi, pak orë para ndeshjes së Kosoved me Irlandën e Veriut.

Që të dy, jo vetëm që janë nga Prizreni, por janë edhe nga lagja e njëjtë “Kurilla”.

“Me djaloshin e mëhallës sime në Prizren, Vedatin tonë të jashtëzakonshëm në fushë e modest jashtë saj, sot në Belfast, pak orë para ndeshjes me Irlandën e Veriut. Forca Kosova”, ka shkruar Çeku në “facebook”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, mjekër, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Asnjë koment

Comments are closed.