03-05-2024

Ish-ministrja e Arsimit, Bajrami del me propozim lidhur me grevën

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami ka dalë me një propozim për SBASHK-un dhe Qeverinë që të ndalet greva.

Bajrami i rekomandon SBASHK-ut të pranojë ofertën e Qeverisë për shtesën prej 50 euro, por kjo shtesë të vazhdojë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Ajo rekomandon që më 1 janar të vitit 2023, të fillojë implementimi i Ligjit të Pagat. Në rast se nuk hyn në fuqi ky ligj, Bajrami thotë që të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdojë deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Lexo edhe:

I dënuari për keqpërdorim detyre, kryetar i Komisionit për Ankesa në Komunën e Prizrenit

Ndërsa, nga Qeveria Bajrami kërkon që të mos zbatojë ndëshkime në paga, për muajin shtator.

“Shkollat dhe çerdhet të hapen të hënën”, shkruan ajo.

 

Asnjë koment

Comments are closed.