23-09-2024

Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë (Foto)

Dy persona janë sulmuar nga qentë endacakë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të martën.

Gazetari Bujar Vitija përmes një shkrimi në Facebook tha se rastet kanë ndodhur në afërsi të Klinikës së Ortopedisë, ku një qytetar u sulmua paradite, ndërsa një teknike e Klinikës së Radiologjisë pasdite.

Sipas tij, të dy personat pësuan lëndime si pasojë e tentativave për t’iu ikur sulmeve të qenve.

“Të dy me lëndime nga kafshimet e qenve dhe nga përpjekja për të ikur”, shkruan ai.

Ai ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme nga autoritetet lokale dhe qendrore për të zgjidhur problemin e qenve endacakë, duke paralajmëruar për rrezikun që mund të sjellë një neglizhencë e mëtejshme.

“Komuna e Prishtinës, por edhe niveli qendror, duhet të marrin masa sa më parë që të mos ketë pasoja më të rënda”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.