19-05-2024

Dy raste të arrestimit për posedim narkotikësh në Prizren

Policia në Prizren ka njoftuar për kapjen e dy personave që posedonin substanca narkotike në Prizren.

Të dyja rastet kanë ndodhur një orë pas mesnate, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’.

Në rastin e parë është arrestuar i dyshuari (K/Shqiptar) pasi që gatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një cigare e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.38 gram.

Në rastin tjetër, është arrestuar i dyshuari (K/Shqiptar) pasi që gatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar  katër (4) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.22 gram.

Në të dyja rastet, pas intervistimit  me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Referuar raporteve të policisë, kohët e fundit janë të shpeshta arrestimet për shkak të posedimit të marihunës në këtë qytet. Pothuajse nuk ka ditë që nuk raportohet për rastet e kapjes me substanca të tilla./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.